Nata lëshon perden e zezë të rëndesës mbi mua
Mbyllë qepallat e vuajtjes së mbetur peng
Thërret në një rizgjim të ri
Sa të egra janë kujisjet e kujtesës
Në këtë natë të ftohtë nëntori
Simbol i gërryerjes së brishtësisë
Nuk e di pse s‘munda asnjëherë t’i flas natës?
Turpërohesha nga gjumi i shekujve
Nuancat e kafshëtrajtimit i gjej brenda vetes
Si nuk munda asnjëherë t’ia them këngës?
E si të këndohet kur frymën zënë na e ka
Jastëku i perëndive
Nata rëndon mbi mua si trup planetar
Shtyn numërimin së prapthi
Deri në rizgjimin e ri
Varrosmëni
të mbështjellur me terrin tim
Autor: Nuhi Sadiku
Comments are closed.