The Beatles – Tregomë çfarë sheh

Poezi nga John Lennon dhe Paul Mccartney
 
Tregomë çfarë sheh
 
Nëse m’lejon me ta marr zemrën, kam me ta dëshmu
s’do të jemi kurrë të ndarë nëse pjesë e jotja jam
hapi sytë tash, tregomë çfarë sheh
nuk është befasi tash, jam unë ai që sheh
të mëdha e të zeza mund të jenë rete, koha ka me kalu
nëse ke me m’besu, ditën kam me ta ndriçu
shiko në këta sy tash, tregomë çfarë sheh
a nuk e kupton tash, jam unë ai që sheh
tregomë çfarë je duke pa
dëgjomë edhe një herë, si mund të kaloj?
a nuk mundesh me provu me shiku që tek ti përpiqem me arrit?
hapi sytë tash, tregomë çfarë sheh
nuk është befasi tash, jam unë ai që sheh
tregomë çfarë je duke pa
dëgjomë edhe një herë, si mund të kaloj?
a nuk mundesh me provu me shiku që tek ti përpiqem me arrit?
hapi sytë tash, tregomë çfarë sheh
nuk është befasi tash, jam unë ai që sheh
tregomë çfarë je duke pa.
 
Përktheu: Veron Dobroshi
https://www.youtube.com/watch?v=z9roIe6MXIg

Comments are closed.

Navigate