Sophia është revistë filozofiko-letrare e cila botohet në kuadër të blogut “Virtual Sophists”. Numri i parë i revistës doli në Qershor 2017. Revista “Sophia” ka si temë qendrore filozofinë ekzistencialiste dhe në përgjithësi filozofinë e jetës. Gjithashtu “Sophia” është revista e parë në gjuhën shqipe e cila trajton rrymën e ekzistencializmit. Duke qenë se ekzistencializmi nuk mund të mendohet pa letërsinë, kjo e fundit paraqet një vlerë të shtuar të revistës.
Filozofë dhe mendimtarë si Schopenhauer, Kierkegaard, Dostoyevsky, Tolstoy, Cehov, Nietzsche, Sartre, Camus, Hesse, Zweig, e shumë të tjerë, që shkruan në frymën e ekzistencializmit, do të jenë temë qendrore e revistës. Përmes kritikave, eseve, recensioneve, do të trajtohet vepra e këtyre kolosëve.
Qëllimi kryesor i ekzistencializmit si rrymë në filozofi është ballafaqimi i njeriut me vetveten, pra një kthimi i njohjes drejt vetes. Ekzistencializmi promovon idenë se përgjigjet për kuptimin e tij njeriu mund dhe duhet t’i gjejë vetëm brenda vetes. Ekzistencializmi i jep njeriut lirinë të përcaktohet dhe të zgjedhi vetë për veten e tij dhe në këtë kuptim siç e thekson edhe Jean Paul Sartre, “Ekzistencializmi është Humanizëm”.
Kliko për të shkarkuar revistën në formatin PDF:
http://www.virtualsophists.org/wp-content/uploads/2019/05/Sophia_Volume1.pdf
Sophia_Volume2